Top Channel/ Izraeli sulmon flotiljen e Gazës: Aktivistët do t`i kthejmë mbrapsht në Europë!
02/10/2025 11:24

Forcat izraelitë mësynë anijet e flotiljes ndërkombëtare Sumud, e tani ministria e jashtme e shtetit hebre thotë se akvistët pro-palestinezë do t`i dëbojë drejt Europës. “Pasagjerët e Sumudit të Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë nisur drejt Izraelit, ku do t’iu nënshtrohen procedurave të dëbimit në Europë. Ata janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ministria në platformën X. IDF-ja ndaloi më herët 14 anije me aktivistë të huaj dhe ndihma për banorët e Gazës që po vuajnë nga uria. Megjithatë, 23 anije të tjera po vazhdojnë lundrimin drejt enklavës palestineze, pohuan organizatorët e flotiljes. Në një video të publikuar më herët nga Ministria e Jashtme e Izraelit shihen shumica e aktivistëve më të njohur që po lundrojnë me këto anije, përfshirë edhe aktivisten suedeze për klimën, Greta Thunberg, të ulur në anije dhe të rrethuar nga ushtarët. Flota Global Sumud, që po transporton ilaçe dhe ushqime për në Gazë, përbëhet nga më shumë se 40 anije civile dhe afër 500 ligjvënës, avokatë dhe aktivistë. Disa video janë postuar në Telegram me mesazhe nga persona në disa anije, disa duke mbajtur pasaportat e tyre e duke pretenduar se janë rrëmbyer e janë dërguar në Izrael kundër vullnetit të tyre dhe duke përsëritur se misioni i tyre është humanitar dhe nuk është i dhunshëm, dhe se qëllimi i vetëm është të kundërshtojë bllokadën që Izraeli ka vendosur ndaj Gazës.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58