Izraeli njoftoi zgjerimin e objektivave të luftës, duke rreshtuar tani mes prioriteteve të tij krijimin e kushteve për kthimin e banorëve të Izraelit verior në shtëpitë e tyre. Izraelitët u evakuuan nga kjo zonë për shkak të luftimeve mes trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut përgjatë kufirit mes shtetit hebre dhe Libanit.