Në një lëvizje më rëndësi të madhe simbolike, forcat izraelitë arritën të shpëtojnë dy pengje gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të ditës, duke ushqyer kështu shpresën për më shumë se 100 personat që ende mbeten në duart e Hamasit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Por ndërkohë, për dy jetët e shpëtuara izraelite kushtuan 67 jetë palestinezësh, të vrarë gjatë bombardimeve ajrore që shoqëruan bastisjen në tokë.