Nëse sulmet e Hezbollahut në kufirin me Libanin vazhdojnë, atëherë ushtria jonë do të kalojë në veprim kundër grupit militant, paralaujmëroi një ministër izraelit. Benny Gantz deklaroi se IDF_ja do të ndërhyjë, nëse luftëtarët e grupit të mbështetura nga Iranit nuk i reshtin të shtënat në veri të shtetit hebre. “Koha për një zgjidhje diplomatike, po përfundon”, u shpreh Gantz.