Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka tentuar t’i japë fund pyetjeve rreth të ardhmes së Rripit të Gazës pas përfundimit të luftës me Hamasin, e për këtë, i paraqiti kabinetit të tij të sigurisë një plan politik. Kjo ishte hera e parë që Netanyahu prezanton publikisht planet e tij për ardhmërinë e territorit, ndonëse edhe vetë plani në fjalë ka mjaft formulime jo shumë të qarta.