Ministri i mbrojtjes i Izraelit hedh poshtë kritikat ndërkombëtare për planin e marrje sw kontrollitw tw Gaza, duke thënë se kjo "nuk do tw ndikojw te vendosmëria jone". Israel Katz thotë se qeveria është "e vendosur të arrijë qëllimet e luftës" dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit po përgatiten të zbatojnë planin. Katz këmbëngul se Hamasi, grupi i armatosur palestinez "ende përbën një kërcënim për sigurinë e Izraelit". "Kanë ikur ditët kur hebrenjtë nuk mbronin veten", thotë Katz. "Kjo është koha që lidershipi të marrë vendime." Përshkallëzimi i situatws ka sjellw kritikat nga OKB-ja. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit - përveç SHBA-së dhe Panamasë - kanë kërkuar një takim urgjent tw shtunwn pasi Izraeli njoftoi planin e tij. Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së thotë se António Guterres është thellësisht i alarmuar nga vendimi i qeverisë izraelite për të "marrë kontrollin e Gazës". Shqetwsim shprehwhn edhe udhëheqësit botërorë, përfshirë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania. Kjo e fundit ka pezulluar eksportet ushtarake të destinuara për Gazën në Izrael. Duke komentuar vendimin e kancelarit Friedrich Merz, kryeministri Netanjahu tha se Gjermania po "shpërblen terrorizmin e Hamasit" në vend që të mbështesë luftën e Izraelit kundër Hamasit. Ndërkohë, Hamasi është zotuar për "rezistencë të ashpër". Grupi e paralajmëron Izraelin se çdo marrje kontrolli e Qytetit të Gazës do të ketë një "çmim të lartë". - një mesazh që po e përsërit. Në Gaza, palestinezët kanë frikë nga pwrshkallwzimi i situatws qw do tw sjellw më shumë shkatërrime dhe zhvendosje. Palestinezwt janë të zemëruar jo vetëm me Izraelin, por edhe me Hamasin.