Frika e shtrirjes së konfliktit në Lindjen e Mesme u ripërtëri mëngjesin e sotëm me lëvizjen e fundit të Izraelit i cili goditi me raketa disa objektiva ushtarake jashtë kryeqytetit të Sirisë, Damask. Ministria siriane e mbrojtjes deklaroi se forcat vendase kanë arritur të rrëzonin disa prej raketave të shtetit hebre.