Në Gjykatën më të lartë të OKB-së, atë Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka nisur me seanca dëgjimore një process gjyqësor që e sheh Izraelin në bankën e të akuzuarve. Afrika e Jugut u bëri thirrje gjyqtarëve që të urdhërojnë pezullimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake të shtetit hebre, duke ngritur pretendimin se ai po kryen genocid në Gaza.