Protestuesit kanë mbushur rrugët e Tel Avivit me thirrjet për fundin e luftës në Gaza dhe apelin për një marrëveshje e cila të sjellë lirimin e pengjeve. “Unë besoj se ky mund të jetë vërtet shansi ynë i fundit”, u shpreh një nga protestuesit, Omer Ben Aharon. “Ne i pamë fotografitë, disa prej tyre po vdesin, nuk mund të presim më”, shtoi ai. Unë besoj se Benjamin Netanyahut nuk i intereson fare kjo situatë, le ta themi hapur. Fotografi si këto ne nuk kemi parë që nga koha e Holokaustit. Nuk ka më kohë, duhet të bëjmë cmos që t`i shpëtojmë pengjet e mbetur.