Top Channel/ Izrael-Iran, “ndizet” qielli! Intensifikohen sulmet ajrore mes dy vendeve
14/06/2025 09:01

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të rrezikshme, pasi Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme të ashpra ajrore gjatë orëve të fundit të së premtes. Pas një vale të dytë sulmesh izraelite ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake në territorin iranian, Teherani u kundërpërgjigj me lëshimin e qindra raketave drejt qyteteve izraelite. Izraeli goditi fillimisht 8 objekte bërthamore në të gjithë Iranin, duke lënë të vrarë 20 zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shtatë shkencëtarë bërthamorë. Irani nga ana tjetër lëshoi një numër të madh raketash balistike, ndërsa pretendoi se ka rrëzuar dy avionë izraelitë dhe ka marrë rob një pilote femër, pretendime që janë mohuar nga ushtria izraelite. Të premten mbrëma, sirenat për sulme ajrore jehuan në Tel Aviv dhe Jerusalem, ndërsa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në të gjithë qytetet. Pamje të tymit të dendur mbi qiellin e Tel Avivit u transmetuan në mediat ndërkombëtare, duke treguar intensitetin e sulmeve. Ushtria izraelite njoftoi se sistemi i mbrojtjes ajrore ka ndalur shumicën e raketave iraniane, megjithatë disa prej tyre kanë depërtuar dhe shkaktuar dëme. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se përplasjet mund të zgjasin për ditë me radhë dhe ka bërë thirrje popullit iranian të ngrihet kundër regjimit që, sipas tij, po i çon drejt katastrofës. Nga ana tjetër, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se Izraeli ka “iniciuar një luftë të hapur” dhe paralajmëroi se Teherani nuk do të ndalet pa i shkaktuar Izraelit pasoja të rënda. Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë për mediat, tha se Irani duhet të ulet urgjentisht në tryezën e bisedimeve, duke paralajmëruar për “sulme edhe më brutale” nëse nuk ndodh kjo. Ai konfirmoi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Netanyahun të premten pasdite. Presidenti Emmanuel Macron deklaroi se Franca është e gatshme të mbrojë Izraelin nëse do të jetë nevoja. Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin dënoi veprimet izraelite, duke u vetëofruar si negociator për dialog. Turqia, përmes presidentit Erdogan, reaguar ashpër, duke e cilësuar sulmin izraelit “një provokim të rëndë që po e çon Lindjen e Mesme drejt shkatërrimit.”

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02