Top Channel/ Izrael-BE, “krisja e madhe”? Shumica e vendeve anëtare të bllokut i kthehen kundër!
23/05/2025 11:17

Pas vrasjes së dy diplomatëve izraelite në zemër të Washingtonit, dy ministra të qeverisë Netanyahu shprehën zemërim edhe për qëndrimin e BE-së. Në fakt, duket se gjithmonë e më shumë shtete europiane nuk janë më të gatshme të pranojnë veprimet e tij në Rripin e Gazës, e kjo ka acaruar Tel Avivin. Bashkimi Evropian ka mbajtur marrëdhënie të veçanta me Izraelin prej gati një çerek shekulli. Partneriteti bazohet në Marrëveshjen e Asociimit, e cila hyri në fuqi në qershor të vitit 2000. Por vetëm pak ditë para përvjetorit të saj, marrëveshja po vihet nën shqyrtim, dhe mediat gjermane e cilësojnë si më të diskutueshme se kurrë. Shkak i kësaj krisjeje është bërë situata humanitare në Rripin e Gazës. Politika e bllokadës e qeverisë Netanyahu ka çuar në një rënie të numrit të qeverive që mbështesin Izraelin midis anëntarëve të BE-së. Numri i vendeve që nuk duan më të qëndrojnë duarkryq dhe kërkojnë pasoja tani përbën pothuajse dy të tretat e 27 shteteve anëtare. Ky ishte përfundimi në të cilin arriti përfaqësuesja e Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, pas asaj që ajo e përshkroi si një "debat shumë, shumë intensiv" me ministrat e Jashtëm të BE. Edhe pse Kallasi pranoi shpërndarjen e fundit të ndihmës humanitare nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ajo e quajti atë një "pikë në oqean". Situata në Gaza mbetet katastrofike.Ministri i Jashtëm holandez, Caspar Feldkamp, kishte sugjeruar më parë që marrëveshja e asociimit me Izraelin të rishikohet. Thelbi i marrëveshjes është tregtia e pakufizuar me kufizimet më të pakta të mundshme në lëvizjen e mallrave, d.m.th., qasja në treg dhe pjesëmarrja e Izraelit në programet e BE. Megjithatë, një komponent kyç i marrëveshjes është edhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, të cilat dyshohet se po shkelen nga Izraeli në Gaza.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04