Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi një konferencë për shtyp në lidhje me situatën e kreut të PL Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli që prej tetorit të vitit të kaluar. Ai u shpreh se Metës i është penguar takimi me avokatë apo familjarë.