E shoqëruar me eskortë dhe forca të shumta policie, Ivanka Trump vajza e Presidentit amerikan vijon të qëndrojë në Shqipëri për të dytën ditë me radhë. Ndërsa ajo ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave, Top Channel mëson se fokusi i kësaj vizite ishte zhvillimi i projektit turistik të kompanisë së bashkëshortit të saj Jared Kushner, në gadishullin e Karaburunit dhe në ishullin e Sazanit.