Një stacion televiziv palestinez transmetoi pamjet e momentit kur kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh, merr lajmin se tre nga djemtë e tij vdiqën në një sulm izraelit. Haniyeh ishte duke vizituar palestinezë të plagosur, kur ndihmësit të tij merr njoftimin përmes celularit. Ngurrues, ai i tregon liderit të lartë të grupit militant se cfarë kishte ndodhur. Pa e dhënë veten, Haniyeh tund kokën dhe del ngadalë nga dhoma.