Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan vendosi sot mos ekstradimin e shtetases ruse, Svetlana Timofueva, në Rusi. Përmes një deklarate për shtyp, avokati mbrojtës i Timofuevës, Fatmir Lushi shprehet se ky vendim i gjykatës është mëse i drejt pasi shtetasja ruse ka dalë kundër sistemit të Putinit dhe ekstradimi i saj rrezikonte persekutimin e saj dhe vuajtjen në burgjet ruse për një vepër penale të sajuar.