Tetë turistë italianë janë ndihmuar mesnatën e djeshme nga Policia e Divjakës, pasi kishin ngecur në baltë në mes të pyllit, gjatë eksplorimit në lagunën e Karavastasë. Policia ka shkuar në zonën e sinjalizuar dhe përmes përdorimit të një makine teknologjike (skrep), i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur.