Gjykata e Durrësit vendos masën e sigurisë ”Arrest në burg” për Denis Dodën, administrator i kompanisë “Fish &Co Tirana”. Në kontenierin e kësaj kompanie u kap 7 kg kokainë. I arrestuari Denis Doda, ka mohuar të ketë dijeni apo të jetë i implikuar në trafikun e drogës, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga organi i prokurorisë. Pasi dëgjoi palët trupi gjykues caktoi masën shtrënguese të sigurimit personal ”arrest me burg” për 35 vjeçarin.