Zjarri që përfshiu një ditë më parë një lokal në Vlorë ishte i qëllimshëm. Autori rezulton të jetë bashkëshorti i administratores së biznesit, 50-vjeçari me iniciale J.X. Çifti ndodhet në proces divorci, pasi kanë nisur procedurat për zgjidhjen e martesës.