Dy persona janë plagosur rëndë pasi makina në të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoj në kanal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10;00 të kësaj të diele, ku çifti i bashkëshortëve Bilbil dhe Xhevahire Nure, po udhëtonin në aksin Lushnje- Berat, pranë fshatit Çukas. Dyshohet se shoferi ka hasur në një defekt në sistemin e drejtimit të mjetit, tek timoni, i cili i është bllokuar duke i shkaktuar aksidentin.