Italia e ka bërë të detyrueshme pasaportën e vaksinimit, dhe kjo përfshin mësuesit, por po ashtu edhe të gjithë ata që përdorin transportin publik të brendshëm , qoftë atë në trena, ajror dhe detar. Pasaporta e vaksinimit është një shtesë e certifikatës dixhitale të Covid të BE -së, dhe tashmë do të kërkohet nga e Premtja për të hyrë në kinema, muze dhe në ambiente e brendshme sportive të brendshme, madje edhe për të ngrënë në restorante.