Plazhi në bregdetin e Vlorës vijon, edhe pse po kalon gjysma e tetorit. Nuk janë vetëm banorët që shijojnë plazhin në këtë stinë por dhe të huajt, italianë që detin e Vlorës por dhe jo vetëm e kanë të preferuarin e tyre. Përgjatë zonës së ujit të ftohtë, plazhet janë ende me pushues. “Se kaq bukur dhe ngrohtë në këtë stinë nuk ka qenë asnjëherë, sa të mbajë moti i ngrohtë ne do vijojmë të bëjmë plazh”, thotë një pushuese shqiptare.