Për çdo besimtar katolik, Pashkët janë një festë e madhe dhe mundësi për t’u mbledhur e festuar me familjet. Një pjesë e italianëve që jetojnë në Durrës kthehen në Itali, po shumë të tjerë zgjedhin të festojnë në Shqipëri, ku jetojnë me familjet e tyre. “Këtë vit jemi në Durrës, mblidhemi me familjen. Do gatuajmë në shtëpi se është një moment për të ndarë me familjen”, thotë Francesco Vitobello.