51 milionë italianë me të drejtë vote do të zgjedhin kryeministrin e tyre të ri këtë të dielë. Për herë të parë që pas rënies së Musolinit, në vendin fqinj, sondazhet tregojnë se në pushtet mund të vijë një parti e të djathtës ekstreme, duke e sjellë euroskepticizmin në mes të Europës.