Tashmë është zyrtare: Italia do të ketë parën kryeministre femër në historinë e saj. Georgia Meloni, liderja e partisë së ekstremit të djathtë, „Vëllezërit e Italisë”, fituese e zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, do të drejtojë qeverinë e re të koalicionit bashkë me dy partitë konservatore të Silvio Berluskonit dhe Matteo Salvinit. Meloni bëri sot në presidencën italiane betimin në praniënë e kreut të shtetit, Sergio Mattarella, e pas saj të gjithë ministrat me radhë. Janë 24 të tillë, 18 burra dhe 6 gra.