Edhe pse rezultati nuk është ende përfundimtar, tashmë duket se zgjedhjet e përgjithshmë të një dite më parë në Itali kanë prodhuar një fitues te qartë: Giorgia Meloni, nga partia radikale, Fratelli d'Italia duket se do të jetë kryeministrja e parë femër e vendit duke udhëhequr atë që konsiderohet se do të jetë qeveria më e anuar drejt ekstremit të djathtë nga koha e Benito Musolinit. Përpara simpatizantëve të saj që festonin mes brohorimash, Meloni u zotua të bashkojë njerëzit, e të punjë njësoj për të gjithë italianët.