Mbingarkesa e krijuar gjatë sezonit veror nga turizmi masiv në ishullin e Kaprit, i ka detyruar autoritetet lokale të vendosin rregulla të reja dhe kufizime të forta. Kapri ka vetëm 13 mijë banorë, por përballet çdo verë me deri në 50 mijë vizitorë në ditë, çka krijon tension në porte, rrugë dhe atraksione turistike