Top Channel/ Italia ”hyn në furrë”, ndizet alarmi i kuq në 16 qytete
15/07/2023 21:42

Një valë e të nxehtit ekstrem ka nisur të godasë gadishullin italian dhe ishujt e tij, ndërsa parashikohet që vendi të thyejë një rekord temperaturash të larta Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një alarm të kuq, i vlefshëm gjatë gjithë fundjavës, për 16 qytete qendrore, nga Roma në Bolonja dhe nga Firence në Pescara, ku termometri duhet të arrijë 40 gradë celsius të dielën, përpara kulmit që pritet në fillim të javës. Në Romë, temperaturat mund të rriten mbi 43°C të martën, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 40,5°C të regjistruar në kryeqytet në gusht 2007. Rekordi prej 48,8°C që daton nga 11 gushti 2021, temperatura më e lartë e matur ndonjëherë në Evropë, mund të mposhtet edhe në Sardenjë. Veriu i gadishullit nuk duket se do të kursehet nga temperatuarat e larta. Të martën në Milano termomentri do shënojë 38°C. Strukturat shëndetësore dhe mjekësore janë tashmë të mobilizuara në të gjithë vendin për t’u kujdesur për personat më të brishtë që vuajnë veçanërisht nga dehidratimi dhe për të ndërhyrë në shtëpitë e të moshuarve. Në vitin 2022, nxehtësia në Evropë vrau 60 000 persona, përfshirë 18 000 në Itali.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02