Top Channel/ Itali, referendumi i nënshtetësisë drejt dështimit? “Nuk arrihet pragu”!
09/06/2025 12:38

Italianët po votojnë në një referendum mbi lehtësimin e rregullave të marrjes së nënshtetësisë dhe mbrojtjes së punëtorëve, por pjesëmarrja e ulët kërcënon ta kthejë nismë në një dështim. Akvistët shprehen se faji për këtë duhet kërkuar tek niveli i mangët i ndërgjegjësimit publik. Mbështetësit e përpjekjes për ndryshimin e legjislacionit të nënshtetësisë argumentojnë se kjo lëvizje do t`i ndihmojë fëmijët e lindur në këtë vend nga prindër të huaj të integrohen më mirë në një kulturë që ata tashmë e shohin si të tyren. Këngëtari italian Ghali, i cili ka lindur në Milano nga prindër tunizianë, përmes një postimi online i bëri thirrje njerëzve të dalin në votime, duke nënvizuar se referendumi, i mbajtur të dielën dhe të hënën, rrezikonte dështimin nëse nuk marrin pjesë të paktën 50% plus një e votuesve të regjistruar. “Unë kam lindur këtu, kam jetuar gjithmonë në këtë vend, e megjithatë nënshtetësinë e mora vetëm në moshën 18 vjeç”, u shpreh Ghali, që mbështet votën pro për uljen e kërkesës së qëndrimit nga 10 në pesë vjet. Një qytetar i një vendi jo anëtar të BE, pa martese apo lidhje gjaku në Itali, duhet aktualisht të jetojë për 10 vite në vend para se të aplikojë për shtetësi, një proces që mund të marrë vite të tjera. Pjesëmarrja gjatë ditës së dielë ishte vetëm 22.7 për qind. Reforma e propozuar nga sindikata më e madhe në vend si dhe parti të majta në opozitë, mund të prekë rreth 2.5 milion shtetas të huaj që jetojnë në Itali, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58