Top Channel/ “ISIS po rizgjohet”, Koalicioni Global jep alarmin: “Do shtrihet në Afrikë”!
29/06/2021 15:11

Nga takimi i Romës, fuqitë perëndimore paralajmëruan se Shteti Islamik vazhdon të përbëjnë një kërcënim që nuk duhet anashkaluar. Në deklaratën e lëshuar përpara përvjetorit të shtatë të vetëshpalljes nga grupi terrorist të kalifatit në Irak dhe Siri, si dhe dy vjet nga humbja territoriale e kalifatit në Siri, Koalicioni Global pohoi mbështetjen për një grup pune që do të fokusohet tek përhapja e organizatës terroriste nga Iraku dhe Siria në kontinentin afrikan. Zyrtarët perëndimorë të antiterrorizmit paralajmërojnë se ISIS-i, ose Daesh siç njihet ndryshe, ka gjetur mënyra jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t'u përhapur, duke e përqëndruar gjithnjë e më shumë propagandën e grupit në territoret e e degëve afrikane. "Druhemi se ai do të zgjerohet dhe do të përhapet në Afrikë", deklaroi Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio duke cituar atë që ai e përshkroi si një "thirrje ndihme" nga komunitetet në vende të tilla si Niger dhe Mali. "Ne e dimë se shumë fshatra kanë rënë në duart e terroristëve", u shpreh Di Maio duke shtuar se kërcënimi po rritet gjithnjë e më shumë. "Tani po shohim se një numër celulash terroriste po përhapen në rajone të tilla si Saheli, ku padyshim që janë të pranishme rrugët kryesore të emigrimit, rrugët e atyre që vijnë në Evropë", paralajmëroi ai. Ende nuk ka detaje se si do të funksionojë grupi i ri i punës për të luftuar ISIS-n, megjithëse lideret vunë në dukje nevojën për një "qasje të plotë", e cila do të merrte në konsideratë faktorë të tillë si ndryshimi i klimës dhe varfëria që mund t'i shtyjnë disa njerëz drejt ekstremizmit.

Top News- Të gjymtuar nga Ukraina/ Kim Jong un pret ushtarët që luftuan për Putin
13/12 14:01
Top News- Goditen shtëpitë e barit të shqiptarëve/ Spanjë, përfundojnë në burg nëntë persona
13/12 13:41
Top Channel/ Presion magjistratëve për gjyqet ndaj korrupsionit, plasin protestat në Rumani!
13/12 13:40
Top News – ‘Ivanka njihet me shqiptarët’. Jo vetëm Sazani, tre libra për historinë e letërsinë
13/12 12:43
Top News- Rusët ‘lënë kockat’ në Ukrainë/ Investigimi i BBC, mijëra ushtarë të rënë në front
13/12 12:42
Top News – Trump në ‘haremin’ e Epstein. Dalin fotografi të reja nga arkiva e trafikantit seksual
13/12 12:18
Top Channel/ Dalin foto të tjera të Epstein: Vec Trumpit, edhe Bill Gates e Bill Clinton!
13/12 12:11
Top News – BE ngrin asetet ruse, por s’ja jep Ukrainës. Plani i KE kundërshtohet
13/12 11:45
Top Channel/ Tensionet në Detin e Zi,Rusia shkatërron tre anije turke pas telefonatës Erdogan-Putin!
13/12 11:29
Top Channel/ Rusia rrit presionin: Donbasi është i gjithi i yni, asnjë ndryshim samitit të Alaskës!
13/12 11:28
Top Channel/ Franca bllokon anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Vijesti: Frenon avancimi në 2 kapituj!
13/12 11:27
Top News – ‘Armiku’ i Ramës rritet në sondazhe. Nigel Farage mbledh rreth vetes nacionalistët
13/12 11:18
Top News- Trump kërkon me ngulm paqen/ Dërgon të besuarin e tij në takim me Zelenskyn
13/12 11:15
Top News – Ushtria amerikane përgatitet për operacione tokësore kundër trafikantëve të drogës
13/12 10:18
Top News – Rusia padit BE për paratë e ngrira. Europa i ka bllokuar 210 miliardë euro për luftën
13/12 10:08
Top News – Inteligjenca ushtarake ruse, ‘kaos’ në Gjermani! Berlini thërret Ambasadorin
13/12 09:49
Top News- Dhuruesi ‘kanceroz’/ 18 fëmijë në Greqi, autoritetet po hetojnë
13/12 09:44
Top News – Erdogan ‘rivalizon’ Trump. Harton plan armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës
13/12 09:43
Top News- Akuzohet për korrupsion/ Dënohet me burg ish-presidenti i Bolivisë
13/12 09:41
Top Channel/ Trump me fasho ngjitëse në duar, Shtëpia e Bardhë insiston: Nuk është i sëmurë!
12/12 15:55
BILETA Portokalli - Bileta