Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike është vënë në pranga. Baki Mustafaraj, banues në fshatin Mazhar të Vlorës, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.