Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u ndalua në rrugën “Kastriotët” të Tiranës për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeti, por rezultoi të ishte në kërkim ndërkombëtar. I riu me iniciale A. F., po kërkohej në rang ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim mashtrimin e pastrimin e parave”.