Top Channel/ “Ishte një mrekulli”, studentja me fat tregon si e humbi fluturimin fatal të Air India
13/06/2025 20:04

Fati, ose siç e quan ajo, një “mrekulli”, i shpëtoi jetën Bhoomi Chauhan , një studente 28-vjeçare e administrimit të biznesit, e cila i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit që vrau 241 persona dje në Indi, falë një vonese të minutës së fundit. Siç raporton BBC, Chauhan, e cila jeton në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar, me bashkëshortin e saj, kishte qenë për vizitë në qytetin e saj të lindjes në Indinë perëndimore për pushime dhe po përgatitej të kthehej në Evropë me fluturimin AI171 të Air India, me destinacion Aeroportin Gatwick të Londrës. Megjithatë, një vonesë në udhëtimin e saj për në aeroportin e Ahmedabadit për shkak të trafikut të dendur bëri që ajo të arrinte dhjetë minuta pas orarit të planifikuar të hipjes në aeroplan. Edhe pse ishte regjistruar në internet dhe i ishte caktuar vendi 36G, stafi i linjës ajrore refuzoi ta linte të hipte në aeroplan. “Isha e zemëruar dhe shumë e zhgënjyer. U luta të më lejonin të hipja në aeroplan, u thashë se isha pasagjeri i fundit, por ata nuk më lejuan”, tha Chauhan. «Pak më vonë, ndërsa po bisedonim me agjentin e udhëtimit se si të kërkonim rimbursim për biletën, mora një telefonatë: avioni ishte rrëzuar.» Bhoomi Chauhan, megjithëse e tronditur, ndihet thellësisht mirënjohëse. «Ishte një mrekulli. Nëse do të kisha filluar 10 minuta më parë, nuk do të isha këtu duke folur tani .» Boeing 787 Dreamliner i Air India u nis në mesditë të enjten, por duket se pati probleme pak sekonda pas ngritjes, duke bërë që ai të rrëzohej në një zonë banimi pranë aeroportit. Tragjedia mori jetën e 241 pasagjerëve dhe 12 anëtarëve të ekuipazhit, ndërsa të paktën tetë persona në tokë u vranë gjithashtu. Midis atyre në bord ishin shtetas indianë, britanikë, portugezë dhe kanadezë. Deri më tani është konfirmuar vetëm një i mbijetuar, një shtetas britanik, i cili është shtruar në spital me lëndime të rënda. Shkaqet e rrëzimit mbeten nën hetim.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02