Është identifikuar viktima që humbi jetën mbrëmjen e sotme në Lushnje. Dyshohet se Bledar Muça, 34-vjeç, administratori i lokalit ku ndodhi edhe ngjarja, në pedonalen e qytetit ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me armë zjarri. Po ashtu dyshohet edhe për tre persona të plagosur, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Top Channel ka siguruar edhe pamje nga vendngjarja ku është ekzekutuar 34-vjeçari. Mësohet se autorët kanë qëlluar nga dritarja e makinës në drejtim të Muçës, i cili ka qenë i ulur në tavolinë, në ambjentet e brendshme të lokalit, nën shoqërinë e disa personave të tjerë. Muça është transportuar menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.