Top Channel/ Ishte në makinë me Licin, djali i Bushatit plumb në kokë! Çifti në “vendin e gabuar”
30/10/2024 21:41

Një atentat i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës ku pas të shtënave me armë ka humbur jetën Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati. I biri i tij, Arlindi, ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa është qëlluar teksa ndodhej në makinë me Licin. Viktimë ka mbetur edhe një grua, dhe u plagos i shoqi. Ata ishin në vendin e gabuar, në kohën e gabuar…. duke udhëtuar me një motor, në momentin që makina e Licit, pas të shtënave ka humbur kontrollin dhe ka përplasur mjetin e çiftit. Këta të fundit janë identifikuar si Bashkim dhe Flutura Basha. Por si ndodhi ngjarja? Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një MercedesBenz, me targa kroate. Pasi u janë afruar, ata kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur Licin dhe plagosur Bushatin. Më pas mjeti ku po udhëtonin dy të fundit, ka dalë nga rruga, ka përplasur motorin e çiftit që kalonte rastësisht, e më pas është përplasur me një mur. Dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe Licve. Njoftimi i policisë: Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B. Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Top Channel/ Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paqe në ju!
11/04 10:44
Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24