Një 51-vjeçar nga Dibra i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në qytetin e Peshkopisë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Fehmi Meziu është i dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.