Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin, ku mbeti i vrarë një 15-vjeçar pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë. Vrasja ndodhi pas një sherri banal të nisur mes disa adoleshentëve, ndërsa ka reaguar edhe trajneri i viktimës. Ai thotë se Martini ishte djalë shembullor, ndërsa një deklaratë ka dhënë edhe babai i shokut të viktimës që tregon lidhur me ngjarjen.