Një 27-vjeçar i identifikuar si Abaz Mamo është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike. I riu, banues në Çepeat të Vlorës, u dënua nga Gjykata e Brindisit në Itali me 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në bazë të operacionit policor të koduar “Brindisi”, Mamo do të ekstradohet drejt vendit ku është dënuar.