Top Channel/ Ishin në kohën e vendin e gabuar, kush ishte çifti Basha që u gjet në mes të atentatit
31/10/2024 22:21

Çifti Flutura dhe Bashkim Basha u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar gjatë atentatit mafioz një ditë më parë në lagjen Dobraç të Shkodrës. Çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur u përplasën nga makina ku gjendeshin Hamza Licit dhe Arlind Bushati drejt të cilëve po qëllohej me breshëri automatiku. Makina tip Benz me të cilën po udhëtonin përplasi çiftin pas humbjes së kontrollit. Gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë, ndërsa burri ndodhet ende në spital, në gjendje kritike për jetën. Hamza Lici gjithashtu ndërroi jetë në vend, kurse Arlind Bushati disa orë më pas në spital, pasi mori një plumb në kokë. Si ndodhi ngjarja? Numri i viktimave nga masakra në Shkodër shkoi në tre me vdekjen e Arlind Bushatit, djalit të ish-kandidatit për deputet në këtë bashki, Xhemal Bushati. Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit. Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë. Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan. Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Përpara disa ditësh Arlind Bushati denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës. Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj iu afruan me motor dhe i drejtuan armën, por dyshohet se arma u është bllokuar. Në këtë masakër me tre viktima, e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin. Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur. Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, aktualisht i vetmi i plagosur nga ngjarja. Një makinë tip Land Rover model i ri e djegur është gjetur në fshatin Grudë e re të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat. Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën tre pistoleta. Dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve në Shkodër, Bajrat dhe Licët. Deri më tani disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ende nuk ka një autor.

Top Channel/ Berisha paralajmëron policët: Nuk tolerohet kush ushtron dhunë
16/02 21:33
Top News – ‘Kush hetohet në BE, jep dorëheqjen’. Bardhi: Në Shqipëri, Rama ndryshon ligjin
16/02 21:20
Top News – Ligji për Sponsorizimin në sport/ Ministri Gonxhja- Do të hyjë në fuqi në vitin 2027
16/02 20:16
Top News- Burgjet kërkojnë gardianë/ 200 vende të lira, gara për punonjës policie
16/02 20:06
Top Channel/ ‘Lini shkollat dhe mbushni sheshin’,Berisha:20 shkurti thirrje për rininë shqiptare
16/02 19:58
Top Channel/ Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë, MSH dhe ISHP fshehën procesverbalin
16/02 19:57
Top Channel/ 12 vite pritje për nipërit në Siri! Rrëqeth gjyshi nga Pogradeci: M’i sillni para se të vdes
16/02 19:54
Top Channel/ Protesta e 10 shkurtit/Berisha sulmon psikologen: Do të gjejmë kush je, mjerë…
16/02 19:24
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për “Diellën”, munguan avokatët e të dyja palëve
16/02 19:18
Top Channel/‘Ti meriton çdo variant’, Berisha kërcënon Ramën: Për çdo cënim që i bën protestuesve…
16/02 19:14
Top Channel/ ‘Do i dalim zot shqiptarëve’, Berisha: Do mbrojmë Kushtetutën, Rama mbron mandatet e…
16/02 19:14
Top Channel/ Nis Foltorja e radhës, Sali Berisha mbërrin para Kryeministrisë
16/02 18:56
Top Channel/ Rama në Kosovë, Berisha:Gjykimi i ish-UÇK në Hagë pas pazareve të tij me Beogradin
16/02 18:14
Top News – 40 dëshmitarë për ‘Metamorfozën’. Prokuroria kërkon rrëfimet për vrasjen e Gjin Ndojit
16/02 17:56
Top Channel/ Rama pritet nga Albin Kurti, takim mes kryeministrave të dy vendeve në Prishtinë
16/02 17:05
Top Channel/ Gjyqi për Diellën, aktorja Bisha kërkon pezullimin e imazhit dhe kompensim financiar
16/02 16:11
Top Channel/ Rama në Kosovë, takon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
16/02 16:10
Top Channel/ Urat bllokojnë përroin, banorët në Bradashesh ankohen se janë përmbytur 3 herë
16/02 15:28
Top Channel/ Si u punësua Muçi Shaljani, Gjykata pezullon drejtorin e Personelit në AMP
16/02 15:24
Top News – Profesori italian, gjyq në Shqipëri. Aksidenti në Fier, avokatët mohojnë akuzat
16/02 14:23
DIGITALB DIGITALB