Top Channel/ “Isha pa gjumë dhe…”, Biden shpjegon gjendjen e tij shëndetësore
04/07/2024 19:48

Presidenti amerikan Joe Biden takohet këtë të mërkurë me disa nga 23 guvernatorët demokratë në kuadër të përpjekjeve që të sigurojë kolegët kryesorë politikë se ai është në gjendje të mbetet kandidati i partisë për zgjedhjet e vitit 2024. Shqetësimet për këtë u rriten pas paraqitjes së dobët në debatin e parë televiziv me kandidatin e pritshëm republikan për President, Donald Trump. Në një takim për mbledhjen e fondeve të martën në mbrëmje, në periferi të Uashingtonit, Biden dha një shpjegim për paraqitjen e tij në debat. Ai tha se kishte mungesë gjumi dhe përmendi si arsyetim edhe orarin e gjatë të udhëtimeve, në javët para mbajtjes së debatit. Presidenti udhëtoi në Evropë ku mori pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë në Normandi të Francës dhe më pas në Itali për një takim të grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës. Ai gjithashtu ka udhëtuar brenda Shteteve të Bashkuara në takimet me mbështetësit ndërsa zhvillohet gara zgjedhore për president. “Fakti është se nuk veprova në mënyrë të zgjuar. Vendosa të udhëtoj nëpër botë disa herë, duke kaluar rreth 100 zona kohore … përpara … debatit. Nuk i dëgjova këshilltarët e mi dhe kur u ktheva, pothuajse më zuri gjumi në skenë”, tha ai. “Ky nuk është justifikim, por është një shpjegim”. Një pjesë e vogël e zyrtarëve demokratë kanë filluar të shprehin publikisht shqetësimet e tyre nëse kandidati Biden ka mprehtësinë mendore dhe forcën fizike për të përfunduar fushatën dhe për të shërbyer për një mandat tjetër katërvjeçar, i cili do të përfundonte në fillim të vitit 2029, kur ai do të ishte 86 vjeç.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58