Sot iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në ceremoninë mortore dhe në reagimet publike, personalitete të jetës politike dhe institucionale vlerësuan rolin e tij në konsolidimin e shtetit, reformat ekonomike dhe rrugën euro-atlantike të Shqipërisë. Në këtë kuadër, ish-zëdhënësi i qeverisë së asaj periudhe, Aldrin Dalipi, në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, u ndal te ndikimi dhe vizioni i Nanos gjatë viteve në pushtet, duke theksuar kontributet e tij në transformimin e vendit, integrimin evropian dhe mbështetjen e çështjes shqiptare në rajon.