Në protestën e sotme në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë i pranishëm ishte edhe ish-pjesëtari i saj nga Maqedonia e Veriut, Izmir Nura. Ai ka thënë se përmes protestës së sotme synojnë t’i tregojnë botës që ish-luftëtarët që sot kanë dalë para trupit gjykues janë persona që i kanë dhënë lavdi kombit shqiptar.