Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Europën, Wesley Clark e ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë ku është thirrur prej ekipit të mbrojtjes së Hashim Thacit. Gjenerali tashmë në pension, i qëndroi besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.