Një grup banorësh të zonës së ish-Kënetës, Durrësit të Ri, kanë protestuar këtë të mërkurë për të kërkuar ndihmë, pasi banesat e tyre vijojnë të jenë nën ujë, ndërsa pasdite parashikohen reshje të tjera. Sipas tyre, kanalet kulluese janë të bllokuara, ndërsa niveli i ujit ka arritur rreth 30 centimetra në oborre dhe brenda shtëpive.