Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës Klodian Troci, i cili dyshohet si një ndër organizatorët kryesorë të grabitjes së dosjeve të qarkut është lënë në burg sot. Gjyqtar Enkel Peza dhe prokuror Alfred Sali kanë lënë në fuqi masën e dhënë në datën 16 tetor. Troci akuzohet për veprën penale shpërdorim i detyrës kryen në bashkëpunim për dosjet e Dhërmiut të vjedhura në kadastrën e qarkut te Vlorës.