Ish i dërguari i Bashkimit Europian në negociatat për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger mendon se për Kosovën, mund të jenë të vlefshme disa nga parimet e modelit të dy Gjermanive. Përderisa kjo ide, sipas tij, ka funksionuar atëherë, nuk ka arsye përse të mos funksionojë edhe në kontekstin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.