Saimir Korreshi, deputeti i Lushnjes ka mbërritur në Kuvend me një tufë me grurë, në formën e buqetës, veprim ky që ka nxitur reagimin e të gjithë të pranishmëve. Korreshi u shpreh para gazetarëve se ishte në Kuvend për të dërguar zërin e fermerëve, që këtë vit dolën me humbje si pasojë e çmimit të ulët të grurit. (Video e shkëputur nga emisioni Breaking)