A po shkon vendi në drejtimin e duhur? Mes ngercit shkaktuar nga opozita në Parlament dhe inflacionit të akuzave politike, Instituti Ndërkombëtar Republikan i dha përgjigje kësaj pyetje përmes një sondazhi kombëtar ku rezultoi se perceptimi publik anon nga fakti se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Ky perceptim përforcohet nga një tjetër e dhënë, pasi pyetjes se kush fiton zgjedhjet lokale nëse ato zhvillohen tw dielën e ardhshme , rreth 47 përqind janë të gatshëm të votojnë Partinë Socialiste, ndërsa vetëm 17 përqind janë pro opozitës.