Iranianët i janë drejtuar mëngjesin e sotëm qendrave të votimit për balotazhin presidencial, pasi asnjë kandidat nuk arriti të fitojë mjaftueshëm vota në raundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, kur pjesëmarrja shënoi një rënie rekord. Votimi për kreun e ri të shtetit vjen në një kohë kur iranianët po përballen me mungesë të lirisë, me kushte të këqija të jetesës dhe me një ekonomi të dobësuar.