Top Channel/ Iranianët mbajnë marshimin e përvitshëm pro-Palestinë në Ditën e Jeruzalemit
29/04/2022 22:02

Mijëra iranianë morën pjesë sot në marshimet e përvitshme në mbështetje të palestinezëve, teksa përleshjet në Jeruzalem lanë përsëri dhjetra të plagosur. Ceremonitë përkujtimore të Ditës së Jeruzalemit mbahen të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit në Iran. Ato janë nisur prej vitit 1979 nga lideri Aiatollah Komeini dhe karakterizohen nga thirrje anti-amerikane e anti-izraelite. Marshuesit sot mbanin pankarta ku thuhej "Jeruzalemi është i yni" dhe "Dita e Jeruzalemit është dita e Islamit". Irani nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe mbështet kauzën e Palestinës, që ka qenë thelbi i politikës së tij të jashtme që prej revolucionit islamik në 1979. Marshimet e të premtes u mbajtën në Teheran dhe qytete të tjera të madha si Mashad, Isfahan e Tabriz, sipas agjencisë vendore IRIB, Demonstratat zhvillohen gjithashtu në një kohë dhune vrastare në Bregun Perëndimor, në Jeruzalem dhe në Izrael. Në përplasjet e sotme në xhaminë Al Aksa në Jeruzalem 42 palestinezë u plagosën nga ushtria izraelite, tha gjysmëhëna e kuqe palestineze. Gjatë dy javëve të fundit të përleshjeve me ushtrinë më shumë se 300 palestinezë janë plagosur dhe të paktën 10 kanë humbur jetën në Jeruzalem e Bregun Perëndimor. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58