Top Channel/ Irani sulmon Dubain, shpërthime të fuqishme e flakë, 1 i vdekur
07/03/2026 23:07

Një sulm nga Irani me dron në mbrëmje në zonat më luksoze të Dubait shkaktoi vdekjen e një personi, ndërsa dy ndërtesa të larta u përfshinë nga flakët. Fillimisht, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se nuk kishte të lënduar. Por më vonë, u njoftua se një drejtues automjeti, me origjinë aziatike, humbi jetën nga rënia e pjesëve të ndërtesës pas sulmit me dron në kullën 19-katëshe Azayez në zonën luksoze Al Barsha, pranë Hipermarketit të njohur Lulu. Copëza në flakë ranë në tokë dhe nga Kulla Marina 23, duke shkaktuar dëme të mëdha në anën e ndërtesës. Flakët dhe tymi mund të shiheshin edhe nga ndërtesa 90-katëshe pranë Marinës së Dubait, pas sulmit me dron. Sipas Zyrës së Medias së Dubait, zjarri u shua shpejt dhe nuk pati viktima në sulmin në Kullën Marina. Sulmet e reja me dronë në zonat luksoze të Dubait erdhën pasi më herët një dron u rrëzua shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të fluturimeve. Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve AFP se dëgjoi një shpërthim të fuqishëm në zonë, i ndjekur nga re tymi, ndërsa pamjet e verifikuara nga AFP regjistruan zhurmën e një droni të ndjekur nga një shpërthim i fuqishëm dhe re tymi pranë një aeroportit. Më vonë u njoftua se operacionet rinisën. Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan se janë në gatishmëri dhe se po i përgjigjen "kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani". Zyrtarët deklaruan se sistemet e mbrojtjes ajrore po shkatërrojnë raketa balistike, ndërsa avionët luftarakë po shënjestrojnë dronët dhe mjete të tjera ajrore.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02